Rreth CLUSTERPOLISEE

Objektivi kryesor i ClusterPoliSEE është rritja e kapacitetit të politikëbërësve rajonalë dhe organizatave të biznesit për të përballuar dhe parashikuar ndryshimin dhe zhvillimin e strategjive për “specializim inteligjent” për përmirësimin e klasterave. Kjo arrihet duke përshpejtuar diferencimin dhe ndryshimet strukturore të rrjetit të ndërmarrjeve drejt një ekonomie të bazuar në informacion e shkëmbimin e njohurive, përshtatjen e teknologjive të reja apo bashkëpunimin mes kompanive, në të cilën ekziston një vend për të gjithë rajonet e Europës Juglindore për të gjetur tregjet e tyre.

25 anëtarë të partneritetit mbulojnë 11 vende të ndryshme të programit për Evropën Juglindore (8 BE-MSS dhe 3 IPA) për të zhvilluar politika “smart” në klaster nëmbështetje të kohezionit territorial, kërkim-zhvillimit dhe sistemeve të hapura inovative në EJL, duke inkurajuar bashkëpunimin në grup në mes të rajoneve të forta dhe rajoneve të dobëta te përfaqësuara.

Partneriteti i përfshirë: Institucione Rajonale dhe Kombëtare publike përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e politikës në klaster, agjencitë e zhvillimit rajonal përgjegjëse për menaxhimin e Programeve në klaster dhe strategjive rajonale të inovacionit, Istitucione Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim dhe Universitetet, organet për promovimin e Inovacionit dhe Rrjetet Klaster. Projekt propozimi adopton një qasje metodologjike të bazuar në eksperimente në bërjen e politikave reflektuese, bazë për formulimin e politikave dhe zbatim më të mirë të tyre, duke parashikuar krijimin e mjeteve të përshtatshme për procesin e të mësuarit, mekanizmat e zhvillimit, duke i përshtatur për një numër të gjerë të palëve të interesuara, duke aplikuar qasjen metodologjike të ofruar nga Programi i Gjashtë vendeve.

Plani i punës përfshin një qasje të tipit matricë ku gjashtë zonat e zhvillimit të klasterave janë:

  1. Inovacioni
  2. Kërkim Zhvillimi i nxitur nga zhvillimi i klasterit
  3. Qëndrueshmëri përmes zhvillimit të klasterit
  4. Bashkëpunimi Ndërkombëtar i rrjeteve të klasterave
  5. Përmirësimi i strukturës Financiare (Financimi Klaster)
  6. Specializimi Rajonal i Klasterave
  7. Krijimi i punëve dhe  trajnimi për aftësi të reja

 

Fazat operative të projektit  përfshijnë këto objektiva:

1. Për të gjetur të dhëna te cilat do të ndihmojnë për mbushjen e mungesës së informacionit si dhe për të hequr barrierat në procesin e të mësuarit

2. Për të përmirësuar në mënyrë efektive bërjen e politikave të klasterave në nivel rajonal. Për këtë arsye, veprimet pilot dhe vlerësimi i tyre do të plotësojnë dhe do të ilustrojnë me shembuj konkretë përparësitë e formuluara, duke shërbyer si bazë për iniciativat aktuale dhe perspektive.

 

Projekti ClusterPoliSEE (Smarter Cluster Policies for South East Europe) është bashkë-financuar nga Komisioni Europian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore. Komiteti Monitorues është organi kryesor vendimmarrës i programit.

Ky projekt është miratuar nën aksin prioritar: Lehtësimin e inovacionit dhe sipërmarrjes ku zona e ndërhyrjes është përcaktuar si: Zhvillimi i Teknologjisë dhe rrjeteve të inovacionit në fusha të veçanta.

Termat e referencës: Mekanizmat e Mësimit te Politikave në Mbështetje të Zhvillimit të Klasterave.

 

Konsorciumi do të përfshijë autoritete rajonale dhe kombëtare si dhe institucione të tjera kërkimore. Grupi i organizatave me përvojë do të transferojë njohuritë dhe përvojën grupeve  të autoriteteve me më pak përvojë. Gjithashtu mund të ketë grupe të cilët dëshirojnë të mësojnë nga përvoja e një prej grupeve të partneritetit. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet ndikimit të projektit ClusterPoliSEE në lidhje me shkëmbimin e përvojës me iniciativat e klasterave të tjera të BE.