objeKtivat

Objektivi kryesor është rritja e  kapacitetit të politikëbërësve rajonalë për t'u përballur, parandaluar dhe përshpejtuar ndryshimin, zhvillimin e strategjive për specializim “smart” për përmirësimin e klasterit, duke përshpejtuar diferencimin dhe ndryshimet strukturore drejt një ekonomie të bazuar në informacion, në të cilën ekziston një vend për të gjithë rajonet e Evropës Juglindore për të pozicionuar vetveten. ClusterPoliSEE synon përcaktimin, zhvillimin dhe zbatimin e politikave rajonale të klasterave si rrjedhojë e bashkimit të burimeve dhe integrimin e aktiviteteve përgjatë zinxhirit të vlerës globale, duke përputhur avantazhet rajonale konkurruese me sinergjinë ndërkombëtare.

 

Objekitivat specifike janë:

1.      të krijojë një platformë bashkëpunimi TIK si një mekanikë të të mësuarit për partnerët dhe aktorët përkatës që synojnë përmirësimin e politikave të klasterave për EJL  përmes të mësuarit bashkëpunues, transferimin e politikave dhe shkëmbim informacioni midis tyre duke eksploruar vlerën e shtuar të bashkëpunimit transnacional në bazë të një mbështetje të hapur dhe interaktive bazuar në ueb për mësimin e ndërsjelltë;

2.      të sigurojë një vlerësim të thellë të politikave rajonale të klasterave në vendet pjesëmarrëse, bazuar në shqyrtimin e veprimeve të kaluara, vizionet e së ardhmes, analiza e konteksteve aktuale, të kuptuarit dhe të punuarit në kontekste paralele. Kjo si kontribut për zhvillimin e politikave frytdhënëse në mbështetjen dhe përmirësimin e të kuptuarit të të dhënave dhe informacionit ekzistues që lidhen me zhvillimin e klasterave;

3.      identifikimin e faktorëve, mjetet, përvojat, praktikave më të mira në lidhje me gjashtë fushat prioritare tematike, bazuar në një  gjendje rajonale të përgjithshme të së kaluarës dhe të tanishmes, për të punuar në zhvillimin mekanizmave të politikave të reja mësimore që do të testohen përmes iniciativave pilote;

4.      të forcojë përkrahjen për një bashkëpunimin transnacional rezultativ për hartimin e strategjive të reja (Plani strategjik i përbashkët, plani i qëndrueshmërisë dhe i Iniciativave në nivel të EJL) për rezultate të qëndrueshme të projektit dhe si kontribut për të mbështetur zonën e Europës Juglindore si vendi i inovacionit.